E Diel, 1 Nëntor 2026

Kthimi i ameve Tahiri Shteti te kerkoje shpjegim nga pala greke

Deputeti i Partise Drejtesi Integrim dhe Unitet Dashamir Tahiri ka reaguar gjate seances plenare ne Kuvend ne lidhje me ndalimin e nje cifti te moshuarish nga policia greke vetem pse kishin te shenuar ne pasaporte vendlindjen ameri. Gazeta Shekulli ketij fakti i ka kushtuar nje trajtim te vecante ne numri e dates se sotme. Gjate fjales ne Kuvendi Tahiri theksoi se Ministria e Brendshme dhe e Jashtme duhet te kerkojne shpjegime nga pala greke per te mos u perseritur keto ndodhi.

Shqiptaret e amerise kane 65 vjet qe e prisnin nje dite te tille per te shkuar per te vizituar vendin ku kane lindur dhe ku kane varret e te pareve. Nje nevoje sa e thjeshte aq edhe humane. Por mesa duket diskriminimi per shqiptaret e amerise po vazhdon ende. Jam ketu per te denoncuar nje rast skandaloz te ndodhur ne piken doganore te Kakavijes. Dy te moshuar 75-vjecare qe kane lindur ne ameri dhe kete gje e kane te shenuar ne pasaporten biometrike ndalohen nga policia greke dhe u refuzohet hyrja ne Greqi sapo u pa qe ne pasaporte kishin te shenuar vendlindjen ameri u shpreh Tahiri gjate fjales ne Kuvend.

Ai ka nenvizuar se nuk kerkon vetem denoncimin ketij raport por kerkoje qe shteti shqiptar te kerkoje shpjegime nga pala greke per kete sjellje. I kerkoj qeverise shqiptare dhe ne vecanti Ministrit te Brendshem dhe Ministrit te Jashtem te investigojne dhe ti kerkojne shpjegime pales greke qe ky rast te mos perseritet me tha deputeti i PDIU-se. Tahiri paralajmeroi se se shpejti ai se bashku me kreun e PDIU-se deputetin Shpetim Idrizi dhe nje grup te moshuarish do te kryejne nje vizite turistike ne ameri.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›