Kthimi i emigrantëve, rradhë në Kapshticë
Fluks emigrantësh në doganën e Kapshticës. Situata paraqitet më e rënduar pasditen e së dielës, duke krijuar dhe një radhë të gjatë mjetesh në pritje.
Përpos fluksit të madh, pala greke ka punuar me vetëm tre sportele pjesën më të madhe të ditës, ndërsa tashmë me 6 të tilla.
Raportohet se në pritje janë të moshuar dhe fëmijë, ndërsa ky ngërç është krijuar dhe për shkak të temperaturave të ulëta, duke lënë udhëtarët në radhë.