E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qëlloi me çifte mbi mikun, vetëdorëzohet

Shtin aksidentalisht mbi shokun e tij dhe menjëherë dorëzohet në polici. Kjo ngjarje e rëndë është raportuar pasditen e së dielës në qytetin e Beratit, ndërsa viktimë ka mbetur një 54-vjeçar.

Mësohet se shtetasi Viktor Koza ka qëlluar padashje mbi mikun e tij Namik Balliu. Autori ka shpjeguar para uniformave blu se së bashku me 54-vjeçarin kishin dalë për gjueti, ndërsa plumbi ka rezultuar fatal për jetën e mikut të tij, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Policia ka sekuestruar dhe armën e krimit dhe po heton gjithë rrethanat e ngjarjes së rëndë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›