Kthimi i kodit elektoral, ja skenaret e mundshme

Kreu i shtetit e ktheu kodin, sepse në kod thuhet se Presidenti e nxjerr dekretin për datën e zgjedhjeve jo më vonë se 9 muaj përpara mbarimit të mandatit të Kuvendit.
Duke qenë se mandati i këtij Kuvendi përfundon në 3 shtator të 2009-ës, Presidenti duhet ta dekretonte datën e zgjedhjeve brenda 3 dhjetorit.
Por dekretimi i kodit dhe publikimi i tij në fletoren zyrtare, kërkonin të paktën 15 ditë kohë.
Kur Partia Socialiste shprehej se e mirëkuptonte vendimin e Presidentit, mazhoranca kalonte në ofensivë. Dhe, në rast se ky qendrim i ashper nenkupton se mazhoranca do të mbetet konseguente, kodi do t'i rikthehet Presidentit në formën aktuale.
Kodi zgjedhor, si ligj organik, kërkonte herën e parë një shumicë të cilësuar prej 3/5 e tere deputeteve. Duke u votuar nga 113 deputetë, ligji mori një konsensus shumë më të gjerë nga sa i nevojitej.
Kurse në rastin e rivotimit të tij në Kuvend pas refuzimit të presidentit edhe pse ligj organik, kodi ka nevojë për një shumicë absolute, pra vetëm 71 vota, të cilat mazhoranca në teori, i ka.
I gjendur përballë të njëjtit kod, në formën aktuale të pandryshuar, Presidenti, sipas Kushtetutës, nuk mund vecse ta dekretojë ate. Por, kur të rigjendet përballë detyrimit për të dekretuar datën e zgjedhjeve jo më vonë se 9 muaj pëpara mbarimit të mandatit të Kuvendit sic thote kodi zgjedhor ne formen aktuale, Presidentit do t'i duhet të bëjë një shkelje kushtetuese.
Sipas disa analizave politike dhe juridike, maxhoranca duket po synon të testojë opinion publik në lidhje me një ide të vjetër, për të shkrirë në një të vetme Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë.
Analistë të ndryshëm, vënë re te intrasigjenca e mazhorancës në lidhje me kodin, një dëshirë të fshehtë për të shtyrë datën e zgjedhjeve në vjeshtë, pavarwsisht se publikisht kryeministri eshte shprehur per zgjedhje ne qershor.
Por shtyrja e zgjedhjeve pertej 30 qershorit, do t'i linte kohë qeverisë të vinte në eficensë disa kantjere të rëndësishme, që do të përkthenin perceptimin popullor në vota për mazhorancën aktuale.
Mirepo shtyrja e datës së zgjedhjeve në vjeshtë, do të sillte një shtyrje të mandatit të Kuvendit aktual. Ligjërisht, kjo, është e mundur: por, sipas nenit 66 të Kushtetutës, vetëm në rastet e jashtëzakonshme të luftës. A jemi ne në luftë?
Ketu prevalon logjika e presidentit: jemi ne nje gjendje normale dhe ne kete gjendje, nuk mund te shkelet Kushtetuta, pavaresisht kostove politike qe mund te paguaje.
Gjithsesi llogaria eshte e thjeshte, me mire kosto politike sot, sesa nje kosto me e larte neser, me nje president qe dekreton nje shkelje kushtetuese, cka e ben ate nder te tjera, vulnerabel ndaj cdo presioni te neserm per shkarkim nga kuvendi.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code