E Diel, 1 Nëntor 2026

Kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura

TIRANË, 22 maj/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e premte ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura, më të theksuara në orët e mesditës e pasdites.

Reshjet e shiut parashikohen me intensitet të ulët dhe të karakterit lokal në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në intervale afatshkurtra reshjet në zonën e lindjes në formën e shtrëngatave afatshkurtra të izoluara.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut me shpejtësi 6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare hera-herës pritet të arrijë shpejtësi 16 m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 13/25 Diell re
Kukës 15/28 Diell re shi
Lezhë 15/28 Diell re
Dibër 12/25 Diell re shi
Durrës 15/28 Diell re
Tiranë 15/29 Diell re
Elbasan 14/29 Diell re shi
Berat 13/29 Diell re shi
Vlorë 15/29 Diell re
Korçë 10/23 Diell re shi
Gjirokastër 13/28 Diell re shi
Sarandë 15/27 Diell re

/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›