E Diel, 1 Nëntor 2026

Kthjellime, vranësira të lehta dhe temperatura deri në 14 gradë, parashikimi i motit për sot

Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa vranësirat të pakta deri mesatare kryesisht në lindje e jug të vendit.

Temperatura minimale do të shënohet në Peshkopi, 1 gradë celcius, ndërsa ajo maksimale në Fier, Berat dhe Tiranë, 14 gradë celcius.

Era do të fryjë me drejtim verilindje– lindje, me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare në veri dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 16 m/s.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 2-3 ballë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›