Vizat, Sejdiu: Keqardhje që Kosova u përjashtua
I pyetur sesi e sheh këtë problem në raport me Kosovën, Presidenti Sejdiu ka shprehur keqardhje, duke thënë se në Kosovë ekziston "një situatë e veçantë". "Me të vërtetë është për keqardhje që Kosova është përjashtuar nga procesi i liberalizimit të vizave. Por mendoj se ekziston mundësia që edhe ne të përfshihemi në këtë proces. Edhe pse jemi një shtet i ri, ne kemi arritur të vendoslm kornizat ligjore të cilat u përgjigjen standardeve evropiane të BE-së dhe përpjekjet tona në këtë kuptim po vazhdojnë", tha Sejdiu.
Në konstatimin e gazetës se si serbët mund të udhëtojnë në BE, e të tjerët jo dhe se kjo ka zemëruar viktimat dhe shumë qytetarë të Kosovës, Sejdiu theksoi se "shumë njerez e konsiderojnë të padrejtë që BE ka mbështetur Serbinë në këtë mënyrë, megjithë faktin se Serbia ka qenë ajo që është përgjegjëse për shkatërrimin e rajonit komplet në dekadën e funddit, dhe megjithë faktin se ende mbron të arratosurit e Hagës dhe në këtë mënyrë shpërfill kërkesat thelbësore të BE-së".
Presidenti i Kosovës e konsideron pozitive që tërë rajoni të përfshihet në integrimet evropiane si dhe të vlejë liberalizimi i vizave për të ghithë. "Bërja e dallimeve mes vendeve të rajonit shkakton probleme. Ne nuk do të mbështesim integrimin e Serbisë në BE gjithnjë derisa ajo në mënyrë iracionale i qaset çështjeve. Por ne mbështesim pranimin e Serbisë në BE nëse Bashkimi merr një qëndrim të caktuar ndaj këtij vendi dhe sillet në pajtim me të. Serbia nuk mund të përfitojë nga BE-ja dhe në të njëjtën kohë vazhdimisht bën probleme në rajon. Është e padrjetë që BE në këtë rast i dha Serbisë një mbështetje aq të madhe, ndërsa nuk kërkoi nga Beogradi që përfudimisht t'i japë fund politikës së saj të minimit të Kosovës", është shprehur Presidenti Sejdiu.
I pyetur nëse Serbia duhet të pranohet në BE vetëm pasi të ketë njohur pavarësinë e Kosovës, Presidenti Sejdiu tha se beson që pikërisht për Serbinë do të ishte më mirë sikur të njihte Kosovën. "Rrota e historisë nuk mund të kthehet prapa, dhe në nivel ndërkombëtar nuk vërhet vullneti që statusi i tanishëm të vehet në dyshim. Serbia më herët e ka pushtuar Kosovën në mënyrë të padrejtë, kjo është një e vërtetë historike", ka thënë Presidenti Sejdiu në këtë intervistë për gazetën gjermane "Tagescajtung". Qik/start