E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ku shkuan votat e PD-së?

votimNga Eduard Zaloshnja

Nga viti 2009, rritja e numrit të pjesëmarrësve në zgjedhjet e 23 qershorit ishte plot 200 mijë nga 1.54 milion në 1.74 milion. Duke llogaritur se rreth 50 mijë nga pjesëmarrësit në zgjedhje mund të kenë qenë emigrantë, i bie që rreth 83% e popullsisë në moshë votimi që jeton në Shqipëri ka marrë pjesë në zgjedhje. Në qoftë se zgjedhësit që votuan për PD-në në 2009-ën, si dhe bijtë e tyre që arritën moshën e votimit në 23 qershor, do të kishin votuar përsëri për të, ajo do të kishte 40.2% të votës në rang kombëtar, ose rreth 690 mijë vota të vlefshme (këtu presupozohet që PD-ja do të kishte marrë edhe rreth 20 mijë vota nga emigrantë të ardhur për zgjedhjet).

Por PD-ja mori vetëm 30.6% të votës në rang kombëtar, ose rreth 525 mije vota te vlefshme Dhe ku shkuan votat e 165 mije votuesve potenciale te PD-se?

Vetëm fare pak prej tyre duhet të kenë ndenjur në shtëpi në 23 qershor, sepse pjesëmarrja arriti një nivel të krahasueshëm me vitin 1992. Një pjesë e votuesve të PD-së mund të kenë shkuar brenda koalicionit të djathtë, kryesisht tek PDIU-ja dhe PR-ja, të cilat e rritën peshën e tyre elektorale përkatësisht me 1.7 dhe 0.9 pikë. Një pjesë tjetër mund të kenë shkuar tek partitë e reja si FRD dhe AK, të cilat morën përkatësisht 1.7% dhe 0.6% të votës në rang kombëtar.

Por destinacionet e mësipërme janë shumë të vogla për të akomoduar numrin e madh të zgjedhësve që u larguan nga PD-ja (bëhet fjalë për jo pak, por rreth 165 mijë votues potencialë të saj, të cilët nuk votuan për të). Një numër shumë i madh i tyre duket se ka shkuar tek koalicioni i majtë, i cili e rriti peshën elektorale me 6.3 pikë. Dhe brenda këtij koalicioni, duket se LSI-ja, e cila e rriti peshën elektorale me 5.7 pikë, ka qenë destinacioni kryesor i votuesve potencialë të PD-së. Ndërkohë një pjesë e tyre e vogël mund të kenë shkuar tek PS-ja, e cila e rriti peshën elektorale me 0.6 pikë.

Përse ky eksod i madh i votuesve potencialë të PD-së kryesisht drejt LSI-së, si dhe drejt partive të tjera të majta e të djathta? Për tiu përgjigjur kësaj pyetjeje, si dhe për të analizuar përthyerjet lokale të eksodit, duhet kryer një studim i thellë me të paktën 10 mijë të anketuar në të gjithë vendin. Në mungesë të tij, mund të bëjmë vetëm hamendje

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›