Ku të shkosh në 2012?
Revista e njohur turistike amerikane Frommer’s vë bast mbi Shqipërinë
Frommer-s është një nga revistat për udhëtime turistike nga më të lexuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila ka botuar një listë të destinacioneve më të mira turistike në botë për vitin 2012, por më e mira për segmente të tregut, për familjet, për aventurat outdoor, dhe të tjera. Midis këtyre të fundit revista amerikanë këshillon si destinacion Shqipërinë, si destinacioni më i mirë për vitin 2012, sidomos për raportin cilësi-kosto; pra nuk po flasim për një destinacion turizmi për elita, por për një destinacion për të gjithë. Riviera shqiptare ka të gjitha atraksionet natyrore të homologes bregdetare kroate, pak më në veri, dhe më pak e vërshuar nga njerëzit, dhe padyshim ka një kosto më të ulët. Këtu gjendet një rërë e bardhë e shkrifët, ujë i kristaltë dhe fshatra tipike mesdhetare, që bëhet më ekzotik me minaret në sfond, si dhe fshatra të ndryshuara pak që nga koha e Mbretit Zog, shkruan revista prestigjioze. Po kështu Frommer-s shkruan me një pasion për: “Plazhe po, por dhe pisha të zeza dhe bredha bullgarë të parkut kombëtarë të Llogarasë, Lukovës, ku Cezari ndjeku Pompeun e Madh, këtu ju mund të shikoni ende shqiponjave mbretërore duke fluturuar mbi kokën tuaj, por gjithashtu dhe macet e egra të Europës. Në Shqipëri është gjithmonë e lehtë për të bërë aktivitete në natyrë (ekspertët këtu janë miqtë tanë në natyrë), si trekking, të rrethuar nga një peizazh i pasur me pemë limoni, ullinj tw mbjellw nga Napoleoni, dhe kështjellat mesjetare, të ndërtuar nga sulltanët që donin të pushtonin Korfuzin. Revista udhëzon lexuesit që të shkojnë në plazhin e Qeparos, Borshit, Ksamilit, Himarës për të parë bukuritë e Shqipërisë, e cila ndodhet vetëm dy hapa afër Greqisë.