E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kualifikimet për punësim, konferenca vjetore e “Regional Challenge Fund” në Tiranë

TIRANË, 12 qershor/ATSH/ Konferenca vjetore e “Regional Challenge Fund” po zhvillohet këtë vit në Tiranë.

Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë bëri të ditur sot se “gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor vuajnë nga një mungesë e madhe e punëtorëve të kualifikuar”.

“Arsyeja kryesore për këtë janë strukturat e trajnimit të vjetëruara dhe të pafinancuara. Kjo u identifikua si një sfidë qendrore si pjesë e Procesit të Berlinit dhe, bazuar në këtë, u zhvillua një instrument inovativ me RCF-në, për të financuar dhe promovuar programe trajnimi që në bashkëpunim mes strukturave shtetërore dhe private, synojnë të përmbushin nevojat e kompanive vendore në të ardhmen me punëtorë të kualifikuar”, thuhet në njoftimin për shtyp të ambasadës.

Po ashtu, ambasada bëri të ditur se “RCF ka parë një kërkesë të madhe rajonale, pasi më shumë se 480 institucione të arsimit profesional në bashkëpunim me mbi 2,000 kompani kanë aplikuar për mbështetjen e RCF-së”.

“Deri më sot janë përzgjedhur rreth 100 projekte dhe financimi total prej rreth 44 milionë euro është siguruar. Por gjëja më e mirë është numri i projekteve të financuara që mund të mbështesë 40 programe trajnimi shtesë me vëllimin e fondit që është tashmë i disponueshëm (aktualisht 72 milionë euro, 62 milionë euro nga BMZ dhe 10 milionë euro  nga Zvicra). Kjo do të krijojë më shumë se 4.000 vende të reja trajnimi. Në të ardhmen, cdo vit rreth 8.000 të rinj mund të kualifikohen për tregun e punës”, thuhet në njoftim.

1 nga 4

/m.m/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›