E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rama: Rehabilitimi i sistemit kullues në Levan, sezon të mbarë mbjelljesh të fermerëve

TIRANË, 11 qershor/ATSH/ Në Levan të Fierit vijon puna për rehabilitimin e sistemit kullues.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga puna që po kryhet për rehabilitimin e këtyre kanaleve.

Rama tha se rehabilitimi i kanaleve siguron kullimin e tokave dhe mundëson një sezon të mbarë mbjelljesh të fermerëve të zonës.

Ndërhyrja rrënjësore te kanalet kulluese e vaditëse si dhe te kolektorët kryesorë vijon në gjithë vendin, veçanërisht në zonat me potencial të lartë bujqësor, siç janë Lushnja e Fieri.

Investimet në këtë sektor sigurojnë fermerët të kenë ujitjen e domosdoshme të prodhimeve të tyre gjatë sezonit veror, si dhe të mos kenë më probleme përmbytjesh të tokave bujqësore prej reshjeve që bien në stinën e dimrit.

/k.s/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›