E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kualifikohen Maroku e Kroacia/ Gjermania synon fitoren ndaj Kosta Rikës

Botërori i Katarit dhuroi një tjetër surprizë.Maroku kaloi në fazën e 1/8 si kryesues  i grupi F ,duke fituar në 2 me 1 ndaj Kanadas.

Maroku ia doli të zhbllokonte rezultatin që në minutën e katërt të ndeshjes më anë të Hakim Ziyech.Futbollisti i Chelsea përfitoi nga  dalja e gabuar e portierit kanadez.

Entuziazmi vijoi edhe në pjesën e dytë , ndërkohë qe rezultati u dyfishua në minutën e 23-të me anë të En Nesyri.

Megjithatë, kanadezët  reaguan dhe kërkuan barazimin. ishtë një autogol i Aguerd që shkurtoi diferencat.

Belgjika nuk mundi të merrte më shumë se një barazim pa gola përballë kroatëve.

Nënkampionët e botës  ishin  më kërkuese në pjesën  e parë  ku u evidentua një rast fantastic i  Ivan Perisic që me një goditje të fortë kërcënoi portën e Courtois.

Ndërkohë  në  episodin e dytë loja u bë mjaftë interesante .Rikthimi I Lukakut  nga demtimi i dha një tjetër ritëm lojës.Raste mjaftë të pastra por nuk u konkretizuan.

Megjithë Kroatët me një pikë të marrë në këtë ndeshje e arritën objektivin duke kaluar ne turin tjeter ndërsa  Belgjika kthehet në shtëpi pasi e mbylli grupin në vendin e tretë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›