Kualifikohet Liverpuli Napoli ka ende shpresa
TIRANE-Liverpuli eshte kualifikuar per ne turin tjeter te Europa League pas barazimit 1-1 ne Bukuresht me Steuan vendase. Anglezet e Roi Hoxhson kane perfituar edhe nga barazimi 3-3 mes Utrehtit dhe Napolit duke kaluar ne turin tjeter te ketij kompeticioni. Ndeshja e mbremshme nisi ne menyren me te mire per te kuqte qe shenuan ne minuten e 19-te me Jovanovic. Por Bonfim barazoi gjithcka ne pjesen e dyte duke rrezikuar jo pak te kuqte. Qirjakos goditi edhe traversen me koke por rezultati nuk ndryshoi. Tashme rumuneve u mbetet te luajne te gjithe shanset kunder Napolit pas 2 javesh. Skuadra italiane barazoi 3-3 ndaj Utrehtit ne nje sfide spektakolare. Per Napolin shenoi tre here Edinson Kavani heroi i skuadres se Maxarrit. Nderkaq asnje problem per CSKA Mosken qe mundi 5-1 Lozanen ne shtepi. Diferencat ne fushe kane qene te theksuara madje qe ne pjesen e pare moskovitet shenuan me ane te Nesid Olizeh dhe Tosic. Ne te dyten Xhagoev e Nesid mbyllen llogarite nderaa Karrupt ruajti nderin e zvicerianeve. Fitorja ka qene nje formalitet edhe per kryesuesen e Bundesliges Borusia Dortmund. Ajo mposhti 3-0 ukrainasit e Karpatit ne shtepi fale golave te Humels Kagaves dhe Levandovskit. Nderkohe ecuri katastrofe per Karpatin me 14 gola te pesuar dhe asnje pike. Nje tjeter ndeshje teper e rendesishme ka qene ajo mes Paris Sent Zhermen dhe Seviljes qe u fitua 4-2 nga francezet. Ky rezultat e ve disi ne diskutim kualifikimin per spanjollet qe ne ndeshjen e fundit do te presin ne Borusian e Dortmundit duke synuar vetem nje pike. Ne grupin L nderkohe gjithcka eshte vendosur. Porto ruan vendin e pare ne grup me 13 pike pas fitores 3-1 ndaj Rapidit te Vjenes ndersa Beshiktashi kualifikohet i dyti pasi mposhti 2-1 CSKA Sofjen.
d.b/BalkanWeb
d.b/BalkanWeb