Kualjarela nuk është i vetmi për Interin
Milano - Skuadra e Interit është një nga më të përfolurat e ditëve të fundit në kampionatin italian lidhur me merkaton e verës. Mediat e këtij vendi flisnin dje për një interesim të Murinjos për Kualjarelën, por futbollisti i Udinezes nuk është i vetmi në listën e trajnerit portugez.
Përveç sulmuesit të Udinezes, Interi interesohet prej kohësh për superyllin e Xhenovas, Diego Militon. Gazzetta dello Sport publikon sot se kampionët e Italisë interesohen edhe për futbollistët Inler dhe Asamoah. Seriozisht po shihen edhe pistat e Esienit dhe Maskeranos. Emri i parë për mbrojtjen, sipas “Gazzetta dello Sport”, është ai i Kjaer, i cili luan me Palermon.
“Corriere dello Sport” shkruan se Interi do të hedhë 14 milion euro për të marrë sulmuesin Kualjarela, plus një nga futbollistët Biabiani ose Rivas. Kjo gazetë ndër të tjera shkruan se Benzema duket një objektiv i paarritshëm. I tillë mbetet edhe Drogba, i cili është duke rinovuar me Çelsin.
“Tuttosport” shkruan se në listën e Murinjos janë futbollistët, Bruno Alvesh, Mikel, Hernanes dhe Milito.