E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikardo Kaka i jep besën Florentino Perezit?

Milano - Emri i Rikardo Kakasë i rikthehet edhe njëherë spekulimeve në mediat spanjolle për kalimin e tij tek Reali i Madridit. E përditshmja Marca shkruan se futbollisti i Milanit i ka dhënë miratimin kandidatit për president të Realit, Florentino Perezit.

Mediat spanjolle marrin shtysë nga një deklaratë e fundit e Kakasë, i cili thoshte se nuk është trajtuar në nivelin e duhur nga klubi gjatë dëmtimit që kaloi. Gazeta Marca, ndër të tjera, shkruan edhe shifrën me të cilën Florentino Perezi do të prishë kontratën e Kakasë me Milanin, dhe ajo kap shifrën e 60 milion eurove.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›