Kuba zbulon trafikimin e qenieve njerëzore: Njerëzit tanë po merren nga Rusia për të luftuar në Ukrainë

Kuba ka zbuluar një rrjet trafikimi të qenieve njerëzore, që rekruton kubanë për të luftuar për Rusinë në luftën ndaj Ukrainës.
“Ministria e Brendshme ka zbuluar dhe po punon për neutralizimin dhe çmontimin e një rrjeti të trafikimit të qenieve njerëzore që operon nga Rusia për të inkorporuar qytetarët kubanë që jetojnë atje dhe madje edhe disa që jetojnë në Kubë, në forcat ushtarake që marrin pjesë në operacionet ushtarake në Ukrainë ”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme.
Deklarata jepte pak detaje, por tha se ndaj të përfshirëve ka nisur procedimi penal.
“Kuba nuk është pjesë e luftës në Ukrainë. Ajo po vepron dhe do të veprojë me vendosmëri kundër atyre që brenda territorit kombëtar marrin pjesë në çdo formë të trafikimit të qenieve njerëzore për qëllime mercenarizmi ose rekrutimi, në mënyrë që qytetarët kubanë të detyrohen të luftojnë në Ukrainë” thuhet më tej.
Qeveria ruse nuk ka dhënë asnjë përgjigje deri më tani.
Në një intervistë të rrallë në maj, presidenti kuban Miguel Diaz-Canel deklaroi se dënon “zgjerimin e NATO-s drejt kufijve të Rusisë”, duke i bërë jehonë një pike diskutimi të përdorur nga Kremlini për të justifikuar pushtimin brutal, transmeton CNN.
Ai gjithashtu kritikoi sanksionet ekonomike të SHBA ndaj Rusisë, ndërsa paralajmëroi “projektet e bashkëpunimit dhe bashkëpunimit” rusë në zhvillim në Kubë.
/rtsh.al/