E Martë, 3 Nëntor 2026

Kim Jong-un do të takohet me Putinin në Rusi për bisedime mbi furnizimin me armë

Lideri i Koresë së Veriut Kim Jong Un po planifikon të udhëtojë në Rusi për të takuar Presidentin Vladimir Putin. Të dy liderët do të diskutojnë mundësinë që Koreja e Veriut t’i sigurojë Moskës armë për të mbështetur luftën e saj në Ukrainë, tha zyrtari amerikan.

Takimi i mundshëm vjen pasi Shtëpia e Bardhë tha se kishte informacione të reja se negociatat për armët midis dy vendeve po “përparonin në mënyrë aktive”.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, tha se ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, ishte përpjekur të “bindte Phenianin t’i shesë municion artilerie” Rusisë gjatë një vizite të fundit në Korenë e Veriut .

Armët e ekspozuara në takim përfshinin raketën balistike ndërkontinentale Hwasong, që besohet të jetë ICBM e parë e vendit që përdor lëndë shtytëse të ngurta.

Putin dhe Kim kanë shkëmbyer letra “duke u zotuar të rrisin bashkëpunimin e tyre dypalësh”, tha një zëdhënës. Ai paralajmëroi se SHBA-të do të ndërmarrin veprime, duke përfshirë vendosjen e sanksioneve, nëse Koreja e Veriut do të furnizonte Rusinë me armë.

Ekziston shqetësim si në Uashington ashtu edhe në Seul për atë që do të merrte Koreja e Veriut në këmbim të një marrëveshjeje të tillë, e cila mund të rezultojë në rritjen e bashkëpunimit ushtarak midis dy vendeve në Azi./BBC/

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›