E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kube reforma le 1 milion te papune

Ne perpjekje per te vitalizuar ekonomine vendase autoritetet komuniste kubaneze njoftuan shkurtimin e mbi 1 milion punetoreve nga sektoret shteterore.

Lajmi u njoftua nga federata e punes ne Havana e cila sqaroi se gjysma e objektivit pra rreth 500 mije kubaneze te cilet jane te punesuar ne sektorin shteteror do te humbasin vendin e tyre te punes brenda muajit mars te vitit 2011.

Reforma synon inkurajimin e personave qe do te mbeten pa pune te riaktivizohen ne sektorin privat si vetepunesimin ose bashkimin me kompani private qe veprojne ne vend.

Analistet pohojne se kjo eshte reforma me e madhe ne fushen e punesimit e kryer ne Kube qe nga koha e revolucionit te vitit 1959.

Sistemi i ekonomise se perbashket ne Kuben komuniste puneson rreth 85 perqind te krahut te punes ne vend qe llogariten ne rreth 5.1 milione ne total.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›