Kubë, rrufeja shkakton zjarr të madh në depot e karburantit

Një zjarr i madh ka shpërthyer në Kubë, pasi rrufeja goditi një rezervuar karburanti në një depo në Matanzas. Një rezervuar i dytë magazinimi shpërtheu pasi zjarri u përhap. Televizioni shtetëror raporton se dhjetëra persona janë plagosur dhe se 17 zjarrfikës janë të humbur. Ministri i Shëndetësisë i vendit tha në Twitter se disa persona janë në gjendje kritike. BBC
/rtsh.al/