E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kubë/Festohet 84-vjetori i ish-presidentit Fidel Kastro

Lidhja e të rinjve komunistë të Kubës, kanë festuar 84 vjetorin e ish presidentin Fidel Kastro, në një koncert të madh që ka zgjatur gjithë natën e mbrëmshme.
Koncerti u mbajt në sheshin e Havanës. Në mesnatë një tortë u nda në përkushtim dhe nderim të liderit Kastro.
Këngëtarët dhe vallëzuaesit sipas mediave vendase kanë mbajtur Havanën me ritme latine, deri në mëngjes.
Ish lideri i Kubës, Fidel Kastro u paraqit në publik në 7 korrik, pas një mungese prej 4 vitesh, që nga viti 2006, ku ai u diagnostikua me një sëmundje.
Muajt e fundit në shtetin komunist ka patur disa mendime në lidhje me ndryshimin ose jo të kursit komunist në shtetin e Amerikës Latine.
Sipas analistëve, Në përgjithësi pjesa më e madhe e kubanëve e kanë mirëpritur rikthimin e ish liderit të tyre në skenën politike, me respektin dhe afeksionin si ndaj një gjyshi që del nga spitali prej disa kohësh.
Të shtunën e kaluar mediat në gjithë botën transmetuan imazhin e Kastros të veshur me ngjyrat e tij të preferuara ushtarake, kur lexoi një fjalim të shkurtër në Asamblenë Kombëtare, para trupit diplomatik në vend dhe gazetarëve të huaj.
Kastro në vitin 2008 i dorëzoi pushtetin vëllait të tij më të vogël, Raul Kastro, i cili që nga viti 1979 ka mbajtur pushtetin e sekretarit të parë të partisë Komuniste në Kubë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›