E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuçi: Me amnisti nuk do të ketë dallime etnike apo territoriale

Zëvendëskryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi ka deklaruar sot në mbledhjen e Qeverisë se do të ndiqen të gjitha procedurat për miratimin e projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes.

Ai është shprehur i gatshëm që për këtë t’i informoj në fillim të javës së ardhshme edhe komisionin për legjislacion dhe gjyqësi të cilët kanë kërkuar sqarime shtesë nga zëvendësi i Thaçit, transmeton KTV. Zëvendëskryenministri i Kosovës Hajredin Kuçi ka thënë se amnistia do të përfshijë të gjithë territorin e Kosovës.

“Nuk do të ketë dallime etnike apo territoriale. E mbrojmë fuqishëm parimin e barazisë para ligjit. Po i heqim dilemat që do të jetë amnisti për një etni apo pjesë të territorit” ka thënë Kuçi në mbledhjen e qeverisë. Ai ka kërkuar konsensus politik për projektligjin për Amnisti për të cilin k thënë se duhet të miratohet me 2/3 e votave të deputetëve të kuvendit të Kosovës.

Ai tha se konsensus duhet të ketë edhe me faktorin ndërkombëtar. “Është një rast që kërkon vetëdije dhe konsensus dhe qëndrueshmëri politike” është shprehur zëvendëskryeministri Kuçi./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›