E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuci Dialogu i vertete me Serbine pas zgjedhjeve

Nga Express me 17 nentor 2010 ne ora 1828

Zevendeskryeministri ne doreheqje i Kosoves Hajredin Kuci i ka thene BBC-se se takimi ndermjet udheheqjes shteterore te Kosoves dhe asaj te Serbise mund te ndodhe vetem pas zgjedhjeve te pergjithshme te 12 dhjetorit dhe formimit te institucioneve qe do te dalin nga to.

147Qendrimi i qeverise se Kosoves eshte qe dialogu i vertete me Serbine fillon pas mbajtjes se zgjedhjeve te lira e demokratike ne Kosove ku do te fitohet legjitimitet i plote institucional e demokratik ndersa temat qe mund te jene si per personat e pagjetur dhe te tjera ne jemi te gatshem dhe te pergatitur ta bejme nje gje te tille. Por nuk duhet te krijojme iluzione qe veprimet e medha ne kete drejtim mund te behen para perfundimit te zgjedhjeve nacionale ne Republiken e Kosoves. Tekefundit per ne tani prioritet eshte konsolidimi i institucioneve zgjedhjet fer dhe demokratike e pastaj raportet qe mund t146i kemi me Serbine148 tha Kuci.

Sipas tij takimi ndermjet kryeministrit Hashim Thaci dhe presidentit serb Boris Tadiq nuk mund te mbahet vetem sa per sy e faqe.

147Kosova nuk e ka ndjenjen e fajesise perballe Serbise nuk e ka ndjenjen e hipotekes ne kuptimin e ndonje takimi apo temave qe mund te hapen dhe besoj se kjo eshte e kunderta nga Serbia. Ne anen tjeter ne kemi pasur dhe kemi vullnetin e vazhdueshem per respektimin e sugjerimeve qe vijne nga partneret tane nderkombetare ne vecanti nga BE-ja dhe SHBA-te por ne kete drejtim besoj qe nuk kemi nevoje te kemi takime sa per sy e faqe apo takime qe mund te kene perceptime te ndryshme ne opinionin publik qofte vendor ne Kosove apo ne momente te caktuara edhe ne Serbi. Ato takime duhet te jene ne momentin qe kane jo vetem forme por edhe permbajtje. Kosova ka kapacitetin e saj ka edhe guximin edhe politik edhe intelektual edhe njerezor per t146u perballur me sfidat. Kosova deri me tani qe nga viti 1999 e tutje ne cdo raport me Serbine ka dal fitimtare dhe ka qene ne krah me bashkesine nderkombetare. Keshtu do te vazhdojme edhe ne te ardhmen148 tha Kuci.

Sipas tij delegacionet e Prishtines dhe Beogradit mund te diskutojne per ceshtje teknike sic eshte ajo per personat e zhdukur gjate luftes per te cilen palet ka disa vjet qe zhvillojne bisedime.

Ne intervisten dhene BBC-se zevendeskryeministri Kuci thote se Kosova angazhohet per perfundimin e raporteve te gjata konfliktuoze me Serbine dhe normalizimin e marredhenieve mes dy popujve.

147Besojme se Serbia do ta ndryshoje logjiken e konfliktit ne rajon. Qellimi i ketyre bisedave per ne nuk eshte vetem qellim i ndertimit te nje raporti teknik ndermjet Kosoves e Serbise por eshte qellim i perfundimit te nje raporti konfliktuoz mbi njeshekullor dhe krijimit te raporteve te reja per nje marreveshje historike per normalizimin dhe rehabilitimin e marredhenieve ndermjet dy popujve dhe dy vendeve. Nese lejojme tema qe e kthejne gjendjen ne piken zero sic dikush tenton atehere mendoj qe keto biseda eshte me mire qe te mos mbahen fare ngase ato do ta tensiononin situaten por une jam i bindur dhe po shihet ne politiken e Serbise jo vetem ne vokabularin politik publik por edhe ne takime diplomatike qe ata e njohin realitetin e dine realitetin dhe po e pergatisin opinionin e vet per nje realitet te tille148 theksoi Kuci.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›