Serbet matane Ibrit kunder pjesemarrjes ne zgjedhje
Serbet ne veri ndryshe nga bashkekombesit e tyre ne Kosoven Qendrore kane paralajmeruar se do ti bojkotojne zgjedhjet parlamentare qe organizohen nga institucionet kosovare me 12 dhjetor. Pjesemarrja e serbeve ne zgjedhje sic kane thene ata do ta legjitimonte shtetin e Kosoves. Por vargu i incidenteve qe kane ndodhur kohet e fundit ne veri shtron dilemat nese ato sulme kane qene te motivuara politikisht dhe nese serbet e veriut po u nenshtrohen presioneve per shkak te pjesemarrjes se tyre eventuale ne zgjedhjet e Kosoves. Oliver Ivanovic sekretar shteteror ne Ministrine per Kosoven ne kuader te qeverise se Serbise i tha radios Europa e Lire se nuk ekzistojne presione te tilla ndaj serbeve. Atmosfera ne veri eshte paksa me ndryshe se ne pjeset tjera te Kosoves. Por kjo nuk do te thote se ka kercenime. Thjesht ne veri njerezit nuk kane interes qe te kycen ne institucionet e Kosoves. Nje gje e tille para se gjithash eshte e motivuar nga qendrimi i qeverise se Serbise por njekohesisht edhe nga animoziteti qe kane ndaj institucioneve te Kosoves te cilat shume shpesh ne menyre te drejtperdrejte ose jo te drejtperdrejte perpiqen ta okupojne veriun tha Ivanovic. Ndersa Sllobodan Petrovic kryetar i Partise se Pavarur Liberale - parti serbe kjo e cila do te marre pjese ne zgjedhjet e 12 dhjetorit - kritikoi misionin europian EULEX duke thene se pjesetaret e tij nuk kane arritur te krijojne ambient te sigurt per qytetaret serbe ne veri te Kosoves te cilet eventualisht do te dilnin ne zgjedhje. Ekzistojne njerez qe kane deshire dhe vullnet qe te marrin pjese ne procesin zgjedhor por nuk e di se sa eshte numri i tyre. E di se pjesemarrja ne zgjedhje ne veri te Kosoves do te jete me e dobet sesa ne jug te vendit. Ata qe e kane pasur pergjegjesine me te madhe per te krijuar hapesire dhe siguri do te thote pjesetaret e EULEX-it nuk e kane bere kete theksoi Petrovic. Ne anen tjeter eshte Millan Ivanovic kryetari i Keshillit Kombetar Serb ne veri te Kosoves ai i cili ne menyre kategorike mohoi mundesine e kercenimeve ndaj serbeve ne veri lidhur me pjesemarrjen ne procesin zgjedhor. Nuk ka kurrfare kercenimesh ndaj serbeve te veriut te Kosoves te cilet eventualisht do te donin te dilnin ne zgjedhje. Une mendoj se nuk ka serbe te tille qe e deshirojne pjesemarrjen ne zgjedhje. Ndoshta eshte vetem nje grusht njerezish te paguar qe jane nen kontrollin e plote te Prishtines u shpreh ai. Por gazetari serb Zhelko Tverdishic tha se ekzistojne lidhjet ne mes te incidenteve ne veri dhe angazhimit politik te disa serbeve ne institucionet e Kosoves. Nese e shikoni statistiken e incidenteve ne veri te Kosoves qe nga muajt e veres e deri me tani do te shihni se ka pasur mjaft situata me incidente dhe se ka pasur edhe viktima. Nje gje e tille flet se shenjestra e sulmeve kane qene edhe disa njerez te cilet ne njefare menyre po perpiqen te merren me politike dhe te cilet kane pasur guxim qe te hyjne ne institucionet e Kosoves.