Kuçi: Implementimi i Marrëveshjes së Ohrit, domosdoshmëri

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi ka pritur të mërkurën kryetarin e njërit prej subjekteve politike të shqiptarëve të Maqedonisë, Demokracia e Re, Imer Selmani, me ç’rast edhe ka dhënë mbështetjen e plotë të Prishtinës zyrtare për avancimin e pozitës së shqiptarëve në Maqedoni.
Temë bosht e takimit ishte gjendja aktuale në Kosovë, Maqedoni dhe rajon, zhvillimet që kanë të bëjnë me pozitën e shqiptarëve në Maqedoni dhe çështje tjera me interes.
Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ritheksoi qëndrimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për mbështetjen e plotë të avancimit të pozitës së shqiptarëve në Maqedoni.
Ai tha se implementimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit është më se i domosdoshëm për të gjithë qytetarët e Maqedonisë.
Nga ana e tij, kryetari i Demokracisë së Re, Imer Selmani shprehu mirënjohje për institucionet e Kosovës dhe për rolin e tyre të pakontestueshëm në procesin e avancimit të pozitës së shqiptarëve në Maqedoni.
Ai theksoi se procesi i avancimit të shqiptarëve është në interes të paqes, të stabilitetit dhe të bashkëpunimit rajonal.
“Në këtë kuadër, ndërtimi i raporteve të fqinjësisë së mirë, mes Kosovës dhe Maqedonisë, është edhe në interes të shqiptarëve në Maqedoni”, është shprehur Selmani, transmeton Kosovapress.