Arifi: Dinjiteti dhe qeverisja Thaçi nuk shkojnë bashkë

Drejtues të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), kanë thënë se fjalimi i kryeministrit Thaçi për zhvillimet e fundit në vend ka qenë një performancë ‘artistike’, me tendenca të qarta të shfajësimit të vetvetes dhe distancimit prej kolegëve të vet.
Anëtari i kryesisë së AAK-së, Avni Arifi ka thënë gjatë një konference për media se kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi është sinonim kryesor i çdo të keqeje të kësaj qeverisje.
“Kryeministri Thaçi është sinonim kryesor i çdo të keqe të kësaj qeverisje dhe është kreatori kryesor i koncepteve korruptive të qeverisë aktuale” deklaroi Arifi.
Duke komentuar fjalimin e mbrëmshëm të shefit të Qeverisë, Arifi ka vlerësuar se kryeministri Thaçi ka përgjegjësi objektive dhe subjektive për situatën e krijuar.
Sipas tij, ditëve të fundit janë shpeshtuar vizitat e kryeministrit, kryetarit të Kosovës dhe kryeparlamentarit tek organet e drejtësisë dhe ata këto vizita i bëjnë me qëllim që të tentojnë të bëjnë presion te organet e drejtësisë që të shpëtojnë veten dhe familjarët e tyre nga përfshirja në aferat korruptive.
Arifi kujtoi se para disa muajsh Administrata e Gjyqësisë kishte hyrë me jave të tëra në grevë dhe asnjë zyrtar qeveritar nuk është lodhur që të shikojë kërkesat e tyre, por tani ju ka ra ndërmend që ka organe të drejtësisë vendore bile edhe i kritikojnë ato.
“Gjysma e qeverisë, njerëz të zgjedhur të politikës janë nën hetime, e krerët kërkojnë të mos politizohet korrupsioni qeveritar”, ka thënë Arifi.
Kryeministri, sipas tij, më shumë ka frikë se mos po përfiton opozita në këtë situatë se sa për faktin se institucionet bastisen nga organet e drejtësisë.
“Askush nuk mund të krenohet me një Kosovë çfarë ju pretendoni ta krijoni, z. kryeministër. Dinjiteti i Kosovës dhe Qeverisja Thaçi nuk shkojnë bashkë. Në fakt, Kosovën e tillë, çfarë ju po e ndërtoni, askush nuk e dëshiron dhe askujt nuk i nevojitet. Më së paku qytetarëve të Kosovës”, është shprehur ai.
Ndër të tjera, Arifi tha se AAK-ja nuk ka informacione që ndonjë zyrtar partiak është nën hetime të EULEX-it.