E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuci: Respektojmë vendimin e Kushtetueses për mocionin

PRISHTINË- Qeveria e Kosovës ka komentuar shumë shkurt njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila ka vendosur ti drejtohet Kushtetueses për ti kërkuar mendimin rreth mocionit për reciprocitetin.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi në një prononcim për mediat vendase deklaroi se qeveria e Kosovës respekton çdo formë të reagimit ligjor lidhur me zhvillimet politike, raporton Koha.

“Është e drejtë e tyre që të reagojnë dhe të shfrytëzojnë këtë mënyrë të reagimit, ne do ta respektojmë atë”,- ka theksuar Kuçi.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›