Berisha-Sturanovic: Marrëdhëniet ndërparlamentare themelore
PODGORICË- Kryeministri i vendit Sali Berisha, në vijim të vizitës së tij në Podgoricë, zhvilloi një takim me Nënkryetarin e Parlamentit të Malit të Zi, Željko Šturanović.
Dy personalitetet gjatë takimit vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira politike, ndërkohë u shprehën për thellimin e bashkëpunimit bilateral, rajonal dhe multilateral.
Nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi, vlerësoi bashkëpunimin ndërparlamentar që ekziston mes dy vendeve, si dhe vullnetin për thellimin e tij edhe më tej. Në këtë kuadër, ai theksoi rëndësinë e intensifikimit të takimeve e vizitave reciproke mes te dy parlamenteve.
Kryeministri Berisha nga ana e tij vlerësoi progresin e bërë nga Mali i Zi, progres i cili ka ndikuar jo vetëm për zhvillimin e vendit, por edhe për zhvillimin e gjithë rajonit. “Mali i Zi ka bërë shumë progres drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe gjithashtu drejt anëtarësimit të plotë në NATO. Kryeministri u shpreh se Mali I Zi I ka plotësuar të gjitha standardet e NATO-s dhe e siguroi bashkëbiseduesin se Shqipëria e mbështet plotësisht antarësimin e Malit të Zi në NATO”,- u shpreh Berisha.
Kryeministri Berisha dhe Nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi u ndalën edhe në zhvillimet në rajon. Kryeministri Berisha shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Mali i Zi i ka dhënë çështjes së njohjes se pavarësisë së Kosovës, si një kontribut për paqen dhe stabilitetin në rajon.
(el.me/BalkanWeb)