E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuçi: Serbia po ecën në logjikën e Millosheviçit

Serbia po vazhdon me të njëjtën logjikë si në kohën e Sllobodan Millosheviçit, thekson zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi.
Sipas tij, veprimet e fundit të Beogradit jo vetëm që nuk i shërbejnë raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, por rëndojnë edhe pozitën e minoritetit serb në Kosovë.

"Synimet e Serbisë kanë qenë dhe mbeten deri në shkallë të spastrimit etnik, deri në shkallë të zhbërjes së shtetit të Kosovës, por këto politika nuk do të jenë të suksesshme, as tani e as në të ardhmen", ka thënë Kuçi.

Zgjedhjet paralele serbe në veri të vendit, sipas tij, nuk kanë fuqi juridike, nuk kanë legjitimitet demokratik dhe të zgjedhurit nuk do të jenë partnerë, as të vendorëve e as të ndërkombëtarëve.

Lidhur me parandalimin e zhvillimit të këtyre zgjedhjeve, zëvendëskryeministri kosovar thekson se parandalimi nënkuptohet në dy drejtime, njëri përmes fuqisë juridike, gjë që është arritur nga institucionet e vendit, dhe tjetri përmes fuqisë fizike, që nuk është logjikë e veprimit të institucioneve të shtetit të Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›