E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhamajkë, 44 të vdekur nga aktet e dhunës në vend

Autoritetet xhamajkiane kanë konfirmuar se në aktet e dhunës që kanë tronditur ishullin në ditët e fundit janë regjistruar të paktën 44 të vdekur.

Ndërkohë, burime spitalore, të cituara nga agjencitë ndërkombëtare të lajmeve, bëjnë të ditur se bilanci i viktimave është 60 të vdekur.

Ndërsa Julian Marley, i biri i këngëtarit legjendar Bob Marley, ka reaguar duke deklaruar se vendi i tij është një vend i paqes.

Ai ka shprehur shpresën e tij se situata do të kthehet ashtu sic ishte para se të niste kjo valë dhune.

"Urrej cdo lloj lufte", ka theksuar Julian. Aktet e dhunës në ishullin e Karaibeve shpërthyen pasi policia po përpiqet të arrestojë bosin e drogës Christopher "Dudus" Coke, për ta ekstraduar më pas në Shtetet e Bashkuara.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›