E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuçi: Të përshpejtohet procesi i liberalizimit të vizave

Zëvendëskryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi, në takimin me shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar ka kërkuar që procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën të përshpejtohet.

Kuçi duke folur edhe për Kodin Penal theksoi se duhet të hiqen nenet 37 dhe 38 të këtij kodi civil i Kosovës.

Kuçi dhe Zbogar kanë biseduar për zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon, ku është thënë se këto zhvillime duhet të shkojnë në drejtim të integrimeve evropiane, u bisedua edhe për dialogun e strukturuar për sundim të ligjit

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›