E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bllokimi i furnizimit nga Pakistani lë në hije samitin e NATO-s

Dy palët nuk kanë arritur në një marrëveshje pasi Pakistani ka vënë kushte për rihapjen e rrugëve të kalimit të cilat u mbyllën pasi SHBA-të kryen një sulm ushtarak duke vrarë disa trupa.

Liderë nga më shumë se 50 shtete tashmë kanë filluar një samit samit në Cikago me qëllim kryesor diskutimin e strategjisë së tërheqjes nga Afganistani.

Në një deklaratë të publikuar sot nga Aleanca Ushtarake e Atlantikut të Veriut, thuhet se “Krerët e shteteve dhe qeverive të NATO-s i bënë thirrje Pakistanit të rihapë korridorin, që kalon përmes territorit të tij, për autokolonat e aleancës ushtarake drejt Afganistanit "sa më parë të ishte e mundur".

Çështja e ripërdorimit të korridoreve pakistanez për autokolonat e NATO-s është strategjike për të mundësuar largimin gradual të Aleancës Atlantikoveriore nga Afganistani, e mbetur pezull si pasojë e kostos taksative të kërkuar nga Pakistani, e konsideruar "e papranueshme" nga SHBA-ja.

Por ende nuk ka asnjë reagim nga pala Pakistaneze, e cila për hapjen e rrugëve kërkon:

•    Ndjesë publike për vrasjet
•    Rishikim i politikës amerikane për sa i përket sulmeve ajrore brenda territorit të Pakistanit.
•    Rritje të ndjeshme të taksës aktuale prej 250 dollarësh për kalimin e një kamioni.

/Start/

                                                                                             2012-05-21 19:44
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›