E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuci Thaci nuk do te jape dorehqjen

Zevendeskryeministri i vendit Hajredin Kuci ka mohuar zerat se kryeministri Hashim Thaci do te jape doreheqje nga posti i shefit te kabinetit. keto komente Kuci i beri gjate oreve te fundit pasi qarkulluan zera se Thaci do te jepte doreheqjen dhe kete hap ai do ta ndermerrte me pretekstin e refuzimit nga deputetet te Strategjise per privatizimin e PTK-se.

Propozim vendimi i Qeverise per privatizimin e Poste Telekomit te Kosoves PTK eshte hequr te enjten nga rendi i dites ne seancen plenare te Kuvendit pasi kete e kerkoi Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike te Kosoves.

Kuci mohoi se kryeministri Thaci do te jape doreheqje dhe ka thene se te gjitha ato qe jane shkruar jane shpifje. Burime qeveritare pohuan se kryeministri ndodhej qe ne oret e para te mengjesit ne mbledhje me ambasadoret e Quintit ne ambientet e Qeverise.

Por askush nuk e ka bere publike permbajtjen e bisedimeve te zhvilluara ndonese spekulohej se ato kishin te benin me doreheqjen e Thacit dhe cuarjen e vendit ne zgjedhje te jashtezakonshme parlamentare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›