E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuçi konfirmon shtyrjen e ratifikimit të marrëveshjes

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, konfirmoi për Telegrafin se kanë dorëzuar kërkesën që të shtyhet projektligji për ratifikimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi në Kuvendin e Kosovës.

Në një prononcim Kuçi ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë kërkesë që të shtyhet ratifikimi i marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë për shkak të vizitës së tij në Bruksel.

Kërkesa i është drejtuar kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, tha Kuçi.
Sipas tij, kërkesa është bërë në koordinim me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Ratifikimi i marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë ishte planifikuar të jetë në rend dite në seancën e së enjtes të Kuvendit të Kosovës. Por kjo është shtyrë për shkak të vizitës së kryeministrit Thaçi në Bruksel.

Thaçi dhe kryeministri i Serbisë, Ivica Dacic me ftesë të shefes së Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, do të takohen të enjten në Bruksel.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›