E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuçovë/ 32-vjeçari qëllon me armë drejt makinës së të riut, shpallet në kërkim nga policia

Rreth orës 15:40, në lagjen “1 Maji”, Kuçovë, shtetasi S. R., 24 vjeç, njoftoi Policinë se në drejtim të automjetit të tij të parkuar ishte qëlluar me armë zjarri.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, u identifikua dhe u shpall në kërkim autori i dyshuar, shtetasi A. Ç., alias A. Gj., 32 vjeç, banues në Kuçovë.

Grupi hetimor vijon veprimet për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›