E Diel, 1 Nëntor 2026

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet i riu në Durrës

Policia e Durrësit ka identifikuar dhe arrestuar pas 48 orësh një 38 vjeçar, i cili në datën 21 gusht përplasi për vdekje 41-vjeçarin që po lëvizte me biçikletë.

Pas ngjarjes së rëndë, i riu u largua, duke e lënë viktimën në mes të rrugës.

Policia njofton se u gjet automjeti tip “Benz A-Class”, me të cilin dyshohet se ka përplasur biçiklistin.

“Aksidentoi me automjetin që drejtonte një biçiklist, me pasojë vdekjen e tij, dhe u largua nga vendi i ngjarjes, pas 48 orësh, Policia identifikon dhe arreston drejtuesin e automjetit.

Në vijim të njoftimit të datës 21.08.2026, për një aksident rrugor me pasojë vdekjen, në aksin rrugor Rrashbull–Xhafzotaj, Durrës, ku u gjet i pajetë shtetasi V. H., 41 vjeç, banues në Rrashbull, Durrës, ju informojmë se:

Pas një pune intensive hetimore nga strukturat e Qarkullimit të Policisë Rrugore të Durrësit, është bërë e mundur identifikimi i automjetit dhe i autorit të dyshuar të aksidentit.

Në vijim të veprimeve hetimore, u bë arrestimi i shtetasit R. R., 38 vjeç, banues në Sukth, Durrës, si dhe u gjet automjeti tip “Benz A-Class”, me të cilin dyshohet se ka përplasur biçiklistin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit””, njofton policia.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›