E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kucove, Topalli: PD i ka mbajtur premtimet

Kryetarja e Kuvendit te Shqiperise dhe njekohesisht nenkryetare e Partise Demokratike Jozefina Topalli, zhvilloi nje takim me qindra gra e vajza te Kucoves.

Ne kete takim kryetarja e Kuvendit premtoi se do te jete gjithmone ne krah te tyre, ne krah te nenave te vetmuara dhe grave ne nevoje.

Duke folur per arritjet e qeverise se djathte, kryetarja Topalli tha se Partia Demokratike i ka mbajtur premtimet e saj.

“Ne kemi bere gjene me te mire, kemi dyfishuar rrogat e mesuesve, kemi rritur pensionet ne fshat, kemi deshmuar se beteja ndaj varferise eshte prioritet. Kemi mbajtur premtimet dhe do te realizojme arritje te tjera”, ka deklaruar Topalli.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›