Tiranë, policia arreston autorin e vrasjes së 11 prillit
Policia ka zbardhur plotësisht vrasjen e 11 prillit në Tiranë, në rrugën “Irfan Tomini” dhe ka vënë në pranga autorin e ngjarjes. Policia deklaroi se gjatë një operacioni të koduar “Zalta” është bërë i mundur arrestimi i 35 vjecarit.
TIRANE- Policia e kryeqytetit ka mundur të zbardhë sot ngjarjen e rëdnë të ndodhur në Tiranë në 11 prill, në rrugën “Irfan Tomini”.
Policia deklaroi se gjatë një operacioni të koduar “Zalta” është bërë i mundur arrestimi i 35 vjecarit, Fatmir Avdillari, i cili dyshohet të jetë autor i vrasjes së 37 vjecarit, Adrian Tahiri.
Policia hedh dyshime se vrasja ka ndodhur për motive hakmarrje. Fatmir Avidallari dyshonte se viktima i kishte vrarë të vëllanë, Fiqiri Avdillarin, ngjarje e ndodhur kjo në 12 janar të vitit të kaluar në Athinë.
Fatmir Avdillari i njohur ndryshe me pseudonimin “Xubi” është vetëdorëzuar falë ndërmjetësimit të një punonjësi të policisë së shtetit.
Ardian Tahiri u qëllua me armë zjarri vetëm dy ditë pasi ishte kthyer nga Greqia dhe gjeti vdekjen në spital. (e.n/BalkanWeb)