E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuebek, të shtëna në fjalimin e fitores elektorale

Një person i armatosur ka qëlluar dje në mitingun e fitores elektorale të lideres separatiste të Kuebekut, Pauline Marois. Sulmuesi, rreth të 50-ve, ka qëlluar nga jashtë salle drejt podiumit në mes të fjalimit të saj në sallën e koncerteve në Montreal. Marois u mbrojt nga truprojat dhe u largua nga salla, por e vazhdoi fjalimin e saj pas arrestimit të atentatorit. Një person 45-vjeçar ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur nga të shtënat. Sipas televizionit kanadez, burri ka bërtitur anglezët po rizgjohen, ndërsa po e hipnin në makinën e policisë. Veç këtij incidenti, ka pasur edhe një shpërthim të fortë në sallën e koncerteve Metropolis në qendër të qytetit. Pauline Marois, 63 vjeçe, lidere e Partisë Quebecois, një formacion që kërkon pavarësinë e provincës frankofone nga Kanadaja, fitoi 56, nga 125 ulëset e Parlamentit të Kuebekut. Ajo ka në plan të organizojë një referendum për shkëputjen nga Kanadaja.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›