E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA-të presin fjalimin e presidentit Obama

Presidenti amerikan Barak Obama do të ngjitet në podium për të shpalosur alternativën e tij para popullit amerikan në ditën e tretë të konventës së demokratëve.

Duket se Obama do të paraqesë zgjedhjet e ardhshme presidenciale si një zgjedhje të gjeneratave, siç tregojnë fragementet e shkëputura nga fjalimi i tij.

Obama do të pranojë emërimin si kandidat demokrat për natën e fundit të konventës të mbajtur në Karolinën e Veriut.

Ai do të nxjerrë objektivat për SHBA-të, dhe t`u thotë votuesve: “Ju nuk do të më zgjidhni mua për t`ju thënë se cfarë doni të dëgjoni. Ju do të më zgjidhni për të ju thënë të vërtetën”.

Republikani Mitt Romney do të jetë sfidanti i Obamës për Shtëpinë e Bardhë në nëntor.

Sondazhet e opinionit tregojnë se dy kandidatët janë shumë afër me njëri-tjetrin.

Të mërkurën, ish-presidenti Bill Klinton tha në konventë se “rrëmujën” ekonomike Obama e trashëgoi nga republikanët dhe tashmë lind nevoja për më shumë se katër vjet për ta rregulluar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›