Kufijte KE Athina te jape llogari

Javet e fundit Athina ka raportuar per qindra emigrante te paligjshem qe kalojne kufirin turko-grek ku 12.5 km ne kete kufi rezultojne se nuk jane mbikqyrur prej autoriteteve greke.
Kjo eshte e paprecedent dhe per kete duhet te pergjigjet Athina ka deklaruar Cercone.
Cercone sqaroi se gjate ketij viti jane derguar 3 misione ne Greqi per te asistuar autoritetet vendase per menaxhimin e kufijve ne det toke dhe kthimin e emigranteve te paligjshem.
Ai tha se ky vend anetar siguron me shume ndihma financiare nga buxheti i perbashket per menaxhimin e kufirit te jashtem te BE-se.
Per periudhen 2007-2013 greket vleresohet te jene perfitues per 298 milione euro. Por keto para nuk shpenzohen sic duhet sipas Komisionit pasi mungojne kapacitetet absorbuese ne vend.
Nga ana tjeter Komisioni ka negociuar marreveshje riatdhesimi me Turqine cfare do te detyronte kete vend per kontrollin kufitar dhe per te luftuar emigracionin e paligjshem por kjo marreveshje nuk eshte miratuar ende nga ministrat e Brendshem ka theksuar Cercone.
Nderkohe per te dyten here vetem gjate ketij viti Komisioni ka perseritur proceduren kunder Greqise per shkelje te legjislacionit europian. Shkak eshte bere greva e urise se azilkerkuesve nga Irani dhe Athina ndodhet nen proces monitorimi nga Brukseli per te aplikuar sic duhet kriteret e nje udherrefyesi te posacem te Komisionit mbi azilin.
Per Komisionin Greqia nuk u jep mundesi azilanteve qe te ndjekin hapat normale sic parashikon legjislacioni europian per azilin dhe procedura nderkombetare ka pohuar zedhenesi i KE.
Ne kete drejtim Athina detyrohet te siguroje fonde te mjaftueshme financiare per pranimin dhe te rrise kapacitetet administrative per te respektuar te drejtat themelore dhe ato nderkombetare per azilantet.