E Diel, 1 Nëntor 2026

Kufijtë Kosovë-Maqedoni, Topi uron Sejdiun për firmosjen e marrëveshjes

Tiranë, 21 tetor, NOA-Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh urimi Presidentit të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, me anë të  cilit përshëndet nënshkrimin e marrëveshjes së përcaktimit të vijës kufitare me Republikën e Maqedonisë.

Në mesazh, Topi thekson rëndësinë e këtyre marrëveshjeve për frymën e fqinjësisë së mirë mes dy vendeve e bashkëpunimit rajonal.

Shpreh bindjen se këto akte të rëndësishme politiko-juridike ndihmojnë pozitivisht frymën e fqinjësisë së mirë, bashkëpunimit rajonal, dhe të konsolidimit të sigurisë në Ballkanin Perëndimor, në ndihmë të proceseve gjithëpërfshirëse integruese, për të cilat vendet tona janë angazhuar, thuhet në mesazhin e presidentit Topi.

m.i/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›