E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kufijte e zgjeruar te shpreses Europiane.

Europa nuk do te behet e gjitha njeheresh.
Ajo do te ndertohet permes arritjesh konkrete.
Robert Shuman

Keshtu do te deklaronte disa dekada me pare themeluesi i Europes se Bashkuar, ish ministri i jashtem francez. Projekti i Europes se Bashkuar dukej se kishte ndalur pas deshtimit te kushtetutes ne France dhe Hollande.

Europa e enderruar ndodhet sot perballe sfidave te saj historike. Me shume se kurre ajo ka nevoje per arritje dhe hapa konkrete qe ta mbajne gjalle si nje projekt edhe politik.

Bilanci ne 50 vjetorin e themelimit te saj, ju ritheksoi lidereve europiane se deshtimi i projektit ishte po aq afer sa edhe suksesit te tij. Pikerisht ne vitin 2007 ka dy arritje te rendesishme: Marreveshja e Lisbones, qe synon te kaperceje krizen kushtetuese dhe zgjerimi me 9 vende te reja i zones Shengen.

Te dyja keto jane arritje konkrete qe vertetojne se projekti i Europes se Bashkuar eshte real dhe ne proces dinamik ndertimi.

Zgjerimi i zones se Schengenit eshte thellimi i nje prej kater lirive themelore te Europes se Bashkuar. Liria e levizjes se njerezve mund te rrise perfituesit nga liria e levizjes se mallrave, sherbimeve dhe kapitaleve.

Pikerisht per kete impakt pozitiv, Presidentit i Komisionit Europian Barroso thekson: Kjo sht nj arritje historike. Heqja e kufijve t brendshm u ofron mundsi t reja atyre, q jetojn ktu, q udhtojn privatisht apo me shrbim. Prandaj un mendoj, se ky zhvillim nuk ka vetm rndsi simbolike."

Por,legjislacioni dhjetra mijra faqe i mbingarkuar ne detaje, burokracite e tejzgjatura, veshtiresia ne arritje e marrjes se vendimeve unanime, e kane bere ne disa raste te lodhshme dhe te larget per qytetaret europiane, Europen qe ata e deshirojne.

Kete jave hezitimi i 15 vendeve anetare te BE per te hapur kufijte e tyre per vendet e reja duket se u kapercye.

400 milion njerez kane lirine e plote per te levizur pa asnje pengese nga nje vend ne tjetrin.Tani Europa e Bashkuar eshte realisht nje treg 400 milionesh,cdo qytetar i 24 vendeve mund te udhetoje, te bleje dhe te perfitoje sherbime ne cdo vend te EU-se.

Hapi tjeter i domosdoshem dhe i imponuar nga konkurenca globale do te jete hapja e tregut te punes. Ka vende te Bashkimit Europian qe hezitojne ta hapin para vitit 2011, afati maksimal i parashikuar ne momentin e zgjerimit me 10 vendet e reja.

Pas pak kohe edhe frika e vales se emigranteve nga vendet e reja do te rezultoje e tepruar.

Nje studim i Universitetit te Oksfordit ne vitin 2004, llogariste se ne opsionin e hapjes se plote te kufijve te BE per te gjitha vendet e reja ne dy vitet e para, vetem rreth 250.000 deri ne 450.000 vete do te ishin punonjesit e rinj ne tregun e vendeve te EU-15. Pas dy viteve te para kerkesa vjetore ne tregun e punes do te ishte 100.000 deri ne 200.000. Ndersa numri total pas dhjete vjetesh mund te ishte 2.5 deri ne 4 milion vete. Kjo shifer eshte 2.4 deri ne 5% te numrit total te banoreve te EU-15.

Nje shifer e vogel per te veshtiresuar projektin e madh te EU,me efekte pozitive te konsiderueshme edhe per vet vendet e EU-15.

Arritja marreveshjes per zgjerimin e zones Schengen pikerisht perpara festave te fund vitit, ka edhe nje mesazh teper pozitiv. Data e hapjes se kufijve nuk ishte data qe do te parapelqenin burokratet e Brukselit dhe te vendeve te tjera, eshte data qe e vendosen dhe e mbeshteten lideret europiane.

Ky eshte mesazh qe tregon se me vizion e perkushtim, lideret europiane mund ta bejne projektin europian te eci me shpejte.

Europa e Bashkuar realisht per qytetaret europiane nuk mund te jete thjeshte europa e tregjeve pa pengesa. Ajo duhet te jete Europa e qytetareve te saj,Europa e vlerave, shpresave, pergjegjesive dhe perfitimeve te perbashketa.

*Prof. i Ass.Dr. i Shkencave Ekonomike
arben.malaj@gmail.com

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›