E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kufiri me Maqedonine

Progres i madh u arrit kur bëri ujdi me Ivica Dacicin për telekomunikacion dhe energjetikë, gjatë raundit të fundit në Bruksel.
Këtë qëndrim kryeministri Hashim Thaci e shpalosi para kabinetit qeveritar. 
Sipas kryeministrit, me marrëveshjen e fundit Kosova përfiton kodin e vetë telefonik.
“Kosova shënoi edhe një sukses shumë të madh duke arritur të përmbyllë me sukses të plotë marrëveshjen për Telekomunikacionin dhe Energjinë. Ne të gjithë e dimë sa të rëndësishme kanë qenë këto marrëveshje dhe sa kohë janë diskutuar dhe negociuar, është investuar energji e madhe e ekspertëve”, u shpreh Thaçi.
Sipas tij, operatorët e Serbisë duhet të ndërpresin shërbimet e paautorizuara. Madje ai vlerësoi se operatori kosovar i telefonisë nga janari i vitit 2015 do të kursejë mjete financiare me vlerë vjetore rreth  7-8 milionë euro. 
Arketime shtesë sipas kryeministrit do të ketë edhe në sektorin e energjetikës.
“Me anë të kësaj marrëveshje Kosova do t'i arkëtoj të hyrat shtesë që në të kaluarën nuk ka mundur ti arkëtojë. Kosova, respektivisht KOST-i, mund të  arkëtojë të hyra nga energjia. Përveç kësaj, si rezultat i marrëveshjeve do të ketë zvogëlim të çmimeve të importit të energjisë për 19% të vlerës së TVSH-së”, tha ai.
Në mbledhjen e së mërkurës u diskutua edhe për raportet me Maqedoninë.
Aty ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Mimoza Kusari Lila tha se Kosova nuk ka pësuar dëme nga masat e deritanishme të embargos.
E gjithë këtë zhvillim shefi i Kusarit e cilësoi të pashëndetshëm për Maqedoninë ashtu si dhe për Kosovën.
“Kam pranuar një telefonatë nga kryeministri i Maqedonisë, kemi diskutuar për situatën e re të krijuar dhe kjo nuk është e shëndetshme as për shtetin e Kosovës e as të Maqedonisë. Prandaj e kemi shpreh shqetësimin tonë dhe jemi dakorduar që kjo çështje të përmbyllet sa më shpejt që është e mundur”, deklaroi Thaçi.
E për përmbylljen e këtij problemi tash e tutje nuk do të angazhohet Kusari- Lila, por vetë zv. kryeministri Hajredin Kuci, të cilin Thaci e ngarkoi me këtë detyrë. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›