E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha Provokimet e Rames do kene perballe kerkesen per transparence

Pas largimit nga Kuvendi, grupi parlamentar i PD pati nje takim në seline e kësaj partie. Kreu i PD, Lulzim Basha tha se retorikes boshe dhe sulmeve te Kryeministrit ndaj opozites demokratet do t’i pergjigjen me perballjen per transparence te plote ne sencen e radhes ne Kuvend.    Duke e konsideruar fjalën e Kryeministri të mandatuar në Kuvend si një ligjeratë të veshur me një gjuhë  urrejtje ndaj opozitës, për demokratët kjo seancë shënoi nja akt të paprecedentë në historinë e pluralizmit. 
“Sot në parlament ka ndodhur një akt i paprecedent në politikë në 22 vitet e pluralizmit. Rama e përdori foltoren e parlamentit me një gjuhë urrejtje dhe mllefi ndaj opozitës shqiptare. Programi që prisnin të dëgjonin shqiptarët i mungoi transparenca. Rama ja doli në parlament të përbaltë opozitën dhe të rikthej gjuhën e urrejtjes”, u shpreh kryetari i PD-së, Lulzim Basha gjatë deklaratës për shtyp në përfundim të takimit me ligjvënësit demokratë. 
Në vlerësimin e tij, gjuha e urrejtjes nga Rama, nuk do tolerohet nga PD dhe aleatët. Sipas Bashës, Rama dështoi në paraqitjen e programit, ndaj dhe bëri një njoftim publik. 
“Të shtunën PD do të zbërthejë dështimet e kryesocialistit Edi Rama. Ai zgjodhi të përdorte opozitën shqiptare. Të shtunën do na ketë përballë tij për premtimet e bëra”, deklaroi Basha. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›