Kufiri shqiptaro – grek, rikthehet normaliteti pas grevës së doganierëve grekë

Greva 48 orëshe në doganat greke ka përfunduar, ndërsa qarkullimi intensiv ka nisur nga të dy anët e kufirit në të gjitha pikat kufitare mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Greva e paralajmëruar e doganierëve grekë filloi nga data 2 prill në orën 5:30 dhe përfundoi në 4 prill në orën 8.
Situata duket e qetë, por ka radhe te gjata kamionesh të cilët duhet më parë t’u nënshtrohen procedurave të kontrollit dhe skanimit.
Gjatë ditëve të fundit 40 kamionë kishin krijuar një rradhë pritjeje prej 500 metrash në pjesën shqiptare të doganës së Kakavies. Koha e kontrollit të një kamioni shkon në rreth 25 minuta.
Situata disi të ngjashme kishte edhe në disa pika të tjera doganore.
/ rtsh.al /