Kufizime të pjesshme për shkak të COVID-19 ne Hungari

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, deri tani i rezervuar për të ashpërsuar masat kufizuese përballë valës së dytë të pandemisë së COVID-19, njoftoi sot një kufizim të pjesshëm duke nisur nga e mërkura.
“Grumbullimet do të jenë të ndaluara, restorantet do të mbyllen, evenimentet kulturore dhe argëtuese do të anulohen dhe shtetrrethimi do të shtrihet nga ora 20:00 deri në orën 05:00”, theksoi Orban në një video të publikuar në Facebook.
Këto kufizime, që do të miratohen nga Parlamenti, do të vendosen për një afat kohor prej 30 ditësh minimumi.