E Enjte, 5 Nëntor 2026

Merkel: Gjermania krah SHBA-së

“Gjermania do të “qëndrojë së bashku” me Shtetet e Bashkuara për të kapërcyer sfidat globale nga pandemia e koronavirusit deri në ngrohjen globale”. Kështu u zotua Kancelarja Angela Merkel të hënën pasi Joe Biden u zgjodh presidenti i ardhshëm i Amerikës.

Në një deklaratë që ishte dukshëm e ngrohtë krahasuar me vërejtjet e saj katër vjet më parë kur Donald Trump mori Shtëpinë e Bardhë, Merkel nënvizoi “miqësinë e të dy vendeve që i ka rezistuar kohës”. Ajo vuri në dukje “përvojën dekada të presidentit të zgjedhur në politikën e jashtme” dhe kujton “takime të mira dhe bisedime me të”.

Merkel gjithashtu tha se nënpresidentja e zgjedhur Kamala Harris – “si gruaja e parë në këtë zyrë dhe si fëmijë i dy emigrantëve” – ​​ishte një “frymëzim” më shumë. Ndërsa në vitin 2016, kur Trump fitoi presidencën,  kancelarja përshëndeti fitoren e tij me një paralajmërim të jashtëzakonshëm: se ajo do të punonte me presidentin e SHBA –së vetëm me kusht që ai të respektojë vlerat demokratike.

Këtë herë, Merkel u zotua të qëndrojë “krah për krah” me SH.B.A. në “provën e vështirë të pandemisë së koronës … luftën kundër ngrohjes globale dhe luftën kundër terrorizmit”, duke vënë në dukje se Gjermania dhe SH.B.A. ndajnë shumë interesa të përbashkëta .

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›