E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kufizimi i imuniteteve

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë rënë dakord mbi draftin e opozitës për heqjen e imuniteteve.

"Dëshiroj të them se gjithë negocuata është zhvilluar mbi bazën e propozimit të Partisë Socialiste", tha negociatori Pandeli Majko

"Kjo me qëllimin e vetëm që me datë 6 gusht ne ta votojmë këtë draft për të cilin është rënë dakord përfundimisht mbrëmë", tha nga ana tjetër deputeti negociator Edi Paloka.

Këto jane konsideratat qe dhane publikisht dy negociatoret per çeshtjen e imuniteteve, duke deklaruar konsensusin e arritur mbi daftin e Partise Socialiste.
Debati mbi imunitetinKorrupsioni, jo faji i imunitetit Milo kundër ndryshimeve KushtetueseMeta: Të heqim imunitetet
Siç paralajmeroi te henen kryeministri Berisha, se mazhoranca ishte e hapur per te levizur nga pozicioni per heqjen e plote te imuniteteve per deputetet, palet kane rene dakord per kufizimin e imuniteteve. Kjo do te thote se  deputetët mund te hetohen lirisht nga prokuroria, por nuk mund te arrestohen, ndalohen dhe as te kontrollohen ne banese, zyre apo kudo tjeter pa marre me pare autorizimin e Kuvendit.

Por arritja e konsensusit per imunitetet, nuk do te thote se debati ka perfunduar. Socialistet kane lene te kuptohet se drafti konsensual nuk duhet te votohet me 6 gusht, pa u diskutuar me pare edhe rreth paketes per ndryshime të tjera kushtetuese, nje qendrim ky qe demokratet e kane cilesuar si tallje me procesin persa kohe, sipas tyre, vonesa te metejshme do te vinin nje pikepyetje serioze mbi marrjen e statusit te vendit kandidat, vendim i cili shpallet ne fillim tetorit.
 
"Nese do te ecim me logjiken qe duhet të kemi ndryshime ne gusht dhe pastaj te kemi ndryshime te tjera ne shtator, mendoj se do ta vendosim Parlamentin ne nje pozite te veshtire. Sepse edhe ligjet me te zakonshme eshte shume e veshtire t'i ndryshosh brenda nje muaji. Nëse do te vazhdojme te punojme keshtu si punuam per imunitetin, une mendoj se kemi te gjitha shanset, te vazhdojme kete proces dhe ta konkludojme ate me sukses", tha Majko.

"Nese zoti Majko eshte shprehur keshtu, ne fakt i bie qe te jete shprehur per here te pare, pasi edhe negociatat qe kemi bere ka patur rezervat e tij, por pa u shprehur publikisht. Nese eshte shprehur per ju keshtu, mua me duket si nje lloj tallje kjo pune qe kemi bere. E dime te gjithe pse duhet ky projektligj. Eshte nje nga kushtet qe Bashkimi Europian ka per t'í dhene Shqiperise statusin e vendit kandidat dhe nese ai nuk miratohet ne date 6,i bie qe puna ka shkuar e gjitha kot", tha Majko.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›