E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekspertet austriake takim me ministrin Bumci

Ekipi i specialistëve austriakë, të cilët janë në Tiranë që prej dy ditësh kanë takuar Ministrin e Kulturës Aldo Bumçi lidhur me sjelljen në Shqipëri të Përkrenares dhe shpatës së Skëndërbeut, për t’u ekspozuar me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë në Muzeun Historik. Gjatë bisedimeve palët kanë rënë dakord që ekspozita të qëndrojë e hapur ne Shqipëri 3 deri në 6 muaj

Kreu i delegacionit Austriak Christian Beaufort, menjëherë pas takim tha se kjo ekspozitë do të jetë një suksesë i veçantë.

“Ne jemi në Shqipëri për të parë kushtet ku do të ekspozohen shpata dhe përkrenarja, gjithçka është në rregull si ambienti ku do të ekspozohen reliket dhe kushtet e sigurisë. Ky është një bashkëpunim i suksesshëm mes muzeut historik Kombëtar dhe muzeut tonë. Gjatë bisedimeve kemi rënë dakord që ekspozita të qëndrojë e hapur në Shqipëri 3 deri në 6 muaj dhe mendoj se do jetë një sukses”- deklaroi eksperti austriak.

Drejtori i muzeut kombëtar Luan Malltezi tha se qeveritë shqiptare gjithnjë janë përpjekur për të sjell në Shqipëri këto relike të çmuara, ky është një sukses pasi përkon edhe me 100 vjetorin e shtetit tonë. Reliket do të ekspozohen në vitrinat që ato qëndrojnë në Vjenë

Kërkesa për të sjellë në Shqipëri armët e Skëndërbeut janë bërë disa herë që në kohën e Zogut, së fundi edhe në kuadër të 600-vjetorit të lindjes së Skënderbeut. Për shkak të kushteve dhe të mungesës së sigurisë përgjigjet kanë qënë gjithmonë negative. 100-vjetori i Pavarësisë do të mundësojë që përkrenarja dhe shpata e Skëndërbeut të ekspozohen për herë të parë në Shqipëri për një publik të gjërë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›