Kufizimi i pushteteve, sundim i së drejtës
Gjatë këtyre dy ditëve të fundit, më së shumti u duk sikur vëmendjen e opinionit publik të vendit e përfshiu dorëzimi i detyrës së kreut të shtetit nga njëri President i Republikës tek tjetri, nëpërmjet një agjende protokollare, që gjithsesi u ngrit me disa mangësi dhe ndryshime të ndonjë elementi tradicional të përvojës së vendeve të tjera të demokracisë pluraliste dhe, në këtë kuadër, të asaj të përftuar në Shqipërinë e dy dekadave të fundit, duke përfunduar me më pak të shtëna topi se sa numri që ishte parashikuar dhe publikuar për këtë ngjarje.
Ndërkohë që jo më pak tërheqëse dhe e lidhur ngushtë me ushtrimin në vazhdimësi të funksioneve kushtetuese të Kryetarit të Shtetit ishin fillimisht deklaratat e fundit të ambasadorëve të BE-së dhe të SHBA-së, për shoqërimin e nismës rreth suprimimit apo kufizimit të imuniteteve të zyrtarëve të lartë dhe gjyqtarëve njëkohësisht me hartimin, diskutimin dhe miratimin në Shtatorin e ardhshëm të një pakete kushtetuese që do të mundësonte pavarësi më të plotë dhe reale të organeve të sistemit të drejtësisë dhe të disa institucioneve kushtetuese të tjera.
Dhe, antonimisht me këto deklarata reflektuese për zhvillimet e shpejta në pritje të opinionit të Komisionit Europian për akordimin apo jo të Shqipërisë të statusit të Shtetit kandidat për në BE, nuk mund të mos konsiderohen deklamimet e liderit të mazhorancës sonë qeverisëse, të cilat të shprehura nxitimthi dhe prerazi në mbledhjen e grupit kuvendor të tij të shtyjnë të mendosh që do ta ndërlikojnë dhe vështirësojnë situatën politike të vendit tonë, duke frenuar dialogun konstruktiv ndërmjet aktorëve protagonistë vendimmarrës, që sapo kishte nisur në rrugë shpresëdhënëse gjatë muajve të fundit.
Sidoqoftë, është ende herët të jepet një përgjigje e saktë rreth sinoptikës së këtij ngërçi, megjithatë jo fort të papritur. Ashtu sikurse është e tepërt të shpjegohen këtu arsyet e stopimit të mundshëm (qoftë edhe të përkohshëm) të reformave të domosdoshme kushtetuese dhe ligjzbatuese, pa të cilat Brukseli nuk mund të hapë dhe të shtrojë plotësisht rrugët e integrimit në familjen europiane. Më e rëndësishme në këto radhë ndoshta do të ishte përmendja dhe sqarimi i një koncepti mbizotërues në hapësirat e demokracive pluraliste, koncept të cilit kryeministri ynë përsëritshëm iu kundërvu në fjalën e mbajtur me deputetët e tij në fillim të kësaj jave të nxehtë. Kujtojmë se, në thelb të kësaj fjale ishte mosaprovimi kategorik, por aspak bindës prej tij, i mekanizmave që propozon opozita për të hedhur hapin e kufizimit të imuniteteve në një trase më të gjerë, që natyrshëm imponon hapa të tjerë më të sigurt në modernizimin e Shtetit shqiptar dhe përmbushjen e të paktën një duzine objektivash të vendosura nga institucionet e Bashkimit Europian.
Ndonëse nga nxitimi dhe turbullimi që e kishin pushtuar, kryeministri ynë nuk e artikuloi qartë kuadrin e plotë të mekanizmit të propozuar nga opozita dhe të përshëndetur së fundmi nga ambasadorët e fuqive aleate të Shqipërisë, pas një përpjekjeje për përqendrim ai u ndal tek refuzimi prej tij i kërkesave për ndryshimin e disa dispozitave të tjera kushtetuese, që do të bënin të mundur korrektimin e disa përcaktimeve aktualisht non sens në Ligjin tonë Themelor. Pra, që miratimi dhe dhënia e pëlqimit në Kuvend për Prokurorin e Përgjithshëm, Kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, e anëtarëve të Gjykatës Kushteteuese, atyre të Gjykatës së Lartë etj. Të bëhet me votim të cilësuar, në vend të atij me votim të thjeshtë që është parashikuar deri tani. Të mos harrojmë madje se, bie fjala, në Gjermani, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese zgjidhen me 2/3 e votave të të gjithë anëtarëve të Bundestagun, shumicë kjo e kërkuar edhe për amendimet e mundshme kushtetuese. Ndërsa në Shqipëri, Kryeministri aktual i saj i përmendi të hënën e shkuar të javës në vijim këto forma të kufizimit të pushteteve, pa vonuar t’u veshë atyre një tjetër non sens të pakuptimtë: “Kushtet e reja do të thoshin sundim i pakicës”.
Por, a përbën vërtet kufizimi i pushteteve “sundim të pakicës”? Prej kohësh është bërë e qartë dhe vërtetuar, se ndarja dhe balancimi i pushteteve, që dikur përbënte një formulim thjesht teorik, tani gjithnjë më shumë ka ndikim në organizimin shtetëror dhe në organizimin e institucioneve politike. Prandaj, në disa vende si, për shembull në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kjo kërkesë konsiderohet “një dogmë e padiskutueshme”. Ndërsa, disa kushtetuta bashkëkohore e kanë pranuar atë si një parim themelor. Ashtu sikurse edhe Kushtetuta jonë, që në Pjesën e Parë të saj, më konkretisht në nenin 7, përcakton se: “Sistemi i qeverisjes në Republikën e Shqipërisë bazohet në ndarjen dhe balancimin e pushteteve ligjvënëse, ekzekutive dhe gjyqësore”.
Historianë të së drejtës dhe konstitucionalistë të shquar europianë ka vënë në dukje, se realizimi i këtij parimi përherë ka qenë i lidhur me një parim tjetër të rëndësishëm të çdo sistemi qeverisjeje, pra me atë të ushtrimit të sovranitetit shtetëror. Sot mbizotëron koncepti, sipas të cilit, mbajtësi i sovranitetit shtetëror, i këtij organizmi me përmbajtje shoqërore, nuk është askush tjetër përveç popullit, në emër të të cilit ushtrohen funksionet e tërësisë së organeve të larta shtetërore. Ndërkohë që, qysh prej përfundimit të Luftës II Botërore, disa konstitucionalistë autoritarë me studimet dhe interpretime e tyre kanë mbrojtur tezën, se kufizimi i pushtetit politik nga Kushtetuta do të thotë nënshtrim i Shtetit ndaj së drejtës. Domethënë, çdo pushtet politik është edhe pushtet juridik, i bazuar në të drejtën dhe në një kontekst marrëdhëniesh të ndërsjella kufizimi e varësie të organeve të larta të shtetit.
Në këtë kuptim, nuk mund të mos përmendet edhe ajo që prej kohësh në vendet demokratike ka dhënë fryte pozitive për forcimin e Shtetit dhe zhvillimet e shpejta ekonomike - shoqërore: Shpërdorimi i pushtetit mund të pengohet vetëm nëse “pushteti ndal pushtetin”, çka fillimisht Moteskieja e ka ilustruar me kompetencën e gjyqësorit si një pushtet më vete. “Nëse kjo kompetencë do të bashkohet me kompetencën legjislative – shkruante dikur ai, - pushteti mbi jetën dhe lirinë e shtetasve do të ishte arbitrar, sepse gjyqtari do të ishte ligjvënës; po të bashkohej me pushtetin ekzekutiv, gjyqtari do të kishte forcën e një shtypësi”. Evolucioni që ka pësuar që atëherë parimi i ndarjes dhe i balancimit të pushteteve ka sjellë në vëmendje një ndarje të tyre, si një tipar i sistemeve moderne të qeverisjes, duke u konceptuar edhe si një teknikë kushtetuese, që mbështetet në dy rregulla të veçanta: Pavarësia, çka nënkupton organe të pavarur nga njëri – tjetri; Specializimi, çka nënkupton që secili organ duhet të profilizohet në ushtrimin e një funksioni, pa tentuar të ngërthejë apo të diktojë ushtrimin e funksioneve të tjera. Dhe, ashtu siç është theksuar edhe nga konstitucionalistët tanë të spikatur, pikërisht ngaqë çdo organ duhet të ketë tagrat apo fuqinë e duhur për të ushtruar funksionet përkatëse, këto organe cilësohen me emërtimin “pushtete”.
Këto dhe një gamë e gjerë arsyetimesh politike e juridike nuk e justifikojnë aspak kundërshtimin e kryeministrit Berisha, për të përfshirë nismën e heqjes apo kufizimit të imuniteteve të zyrtarëve të lartë dhe gjyqtarëve në një reformë kushtetuese, që do të synonte dhe madje përjetësonte luftën pa kompromis ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Aq më pak mund të justifikohet “argumenti” i tij, sipas të cilit, me sa kuptohet, asnjë nismë tjetër veç asaj për imunitetet nuk do të votohet në këtë kuadër, sepse sipas Berishës këto “kushte të reja do të thoshin sundim i pakicës”.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)